Aktori i njohur Mehdi Malkaj ishte i pranishëm në protestën e opozitës të zhvilluara para bashkisë së Tiranës.

Ai i bëri thirrje të gjithëve që të dalin të protestojnë, për të  detyruar kryebashkiakun që të japë dorëheqje.

“Me tollonin mirë jeni? Dua të më bëni një nder të vogël, e dua edhe nga policët, të lëshojmë një klithme që të shkojë deri tek kryeministria. Rroftë teatri. Arkitekti italian që ka bërë këtë Tiranën e bukur ka thënë që Tirana do jetë një nga kryeqytetet e bukura të Evropës sepse ka mal. Më gjeni ku është mali? Ky krimineli e zhduku Dajtin. Mua më pëlqejnë shprehjet popullore. Fshati digjet dhe kurva krihet. Gjejeni vetë kush është kurva. Të ngrihemi të gjithë djem dhe pleq”, tha aktori.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re