Trualli i Teatrit Kombëtar tashmë është nën pronësinë e Bashkisë së Tiranës. Në një intervistë për Abc e Mëngjesit me gazetarin Enkel Demi, aktori Neritan Liçaj është shprehur se një vendim i tillë është në kundërshtim me ligjin.

Për Liçaj teatri është pronë e gjithë shqiptarëve dhe jo pronë e një bashkie të caktuar.

“Për mua nuk ka rëndësi sesi lexohet por është një absurd i madh ligjor. Me një VKM me kundërshti mi kalon truallin Bashkisë, po godina ku është qëndron në ajër, është një absurd i madh këto e kanë barë çështjen e Teatrit Kombëtar çorbë të madhe dhe nuk po dinë si të dalin nga kjo rrëmujë dhe çfarë bëjnë. Për mendimin tim personal kjo është një fitore që Rama ja ngeci topin bashkisë.

Ai lau duart dhe i tha na merre ti, por është një absurd i madh pasi Teatri Kombëtar është në varësi të qeverisë është në varësi të ministrisë së kulturës si mund tja lësh bashkisë.

Për mua kjo është fitore dhe ato po përpiqen tja ngecin topin njëri tjetrit. Nga e gjithë kjo aferë korruptive antikushtetuese janë bërë pis pushteti qendror dhe vendor”, është shprehur Licaj.

Ndër të tjera aktori është shprehur se në fshehtësi këto e kanë hequr Teatrin Kombëtar nga zona Historike dhe kërë na e kanë konfirmuar njerëz që kanë qenë në ministrinë e kulturës.

Gjithashtu ai ka theksuar se tashmë godina e teatrit Kombëtar nuk është vetëm në mbrojtjen e artistëve por të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe më gjerë.

“Në lloji është e saktë ajo që kërkon profesor Artan Fuga për të bërë referendum por ligji për referendumin që kanë bërë këto është si të mos bësh referendum.

Pasi nuk e di se sa mund të funksionojë një gjë e tillë nga pikëpamja ligjore, por porsa kohë dhe opinioni i popullit është që teatri mos të prishet dhe shumica e artistët kanë thënë se duan një teatër të ri po jo të prishet kjo godinë. Europa Nostra që ka theksuar se do të bëjë financimin e tij si vlerë kombëtrae e trashëgimisë dhe evropiane ne kemi mbështetje për të mbrojtur këtë ndërtesë ndaj referendumi besoj se nuk ka një sens në këtë situatë”.

Aktori ndër të tjera për Abc e Mëngjesit ka theksuar se luftën e tyre ligjore do e vijojnë tashmë në institucionet e reja të drejtësisë.

“Po çojmë për hetim në institucionet e reja të drejtësisë, në SPAK me denoncime tona që të hetojnë bashkinë dhe institucionet e tjera që kanë shkelur dhe kanë abuzuar me ligjin kanë abuzuar në parlament dhe në bashki, në mënyrë që dhe institucionet ta tregojnë veten. Ne do e vijojmë këtë luftë ligjore”, është shprehur ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re