“Taulanti kërkon një motër”, ka qenë dhe vazhdon të mbetet një nga filmat më të bukur të kinematografisë shqiptare. Aktori i cili luar rolin e Taulantit, Donald Kokona, tashmë një arkitekt i suksesshëm, i ftuar në emisionin “Soirée” të Jonida Shehut ka zbuluar disa nga prapaskenat e filmit.

Ndër të tjera për një nga fragmentet, ku ai shfaqet duke qarë, ka thënë: “Nuk dija të qaja, aktroja kështu kot”. Ndër të tjera ai ka treguar edhe momentin e shkëputjes nga aktrimi dhe jetën e tij si një fëmijë aktor.

“Ditën e fundit, kur u hapën ambasadat ne ishim duke xhiruar, këtu u ndërpre karriera ime. Filmat e mi ishin filma të gëzuar me hare. Ka qenë një jetë shumë e bukur, isha me 180 lekë në ditë, flija nëpër hotele vetëm, kam pasur një jetë shumë të mbushur, një jetë shumë të lirë në Kinostudio. “- ka treguar ish- aktori.

 

 

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re