Kastriot Çaushi (1954). Aktor. Lindi ne Tepelene, me 14 qershor. Mbaroi Institutin e Larte te Arteve* per aktor, 1973-1976, dhe filloi pune si aktor ne teatrin “Skampa”* 1977, deri me 1982, kohe kur u emerua pedagog ne Institutin e Larte te Arteve, ne degen e Drames. Ne skenen e teatrit ka luajutr disa role, por la mbresa per nje interpretim te ngrohte, pasional dhe me veshtrime te kahut psikologjik me rolin e Romeos ne tragjedine Romeo dhe Zhuljeta e Shekspirit, vene ne skenen e Teatrit Popullor*, me 1988.

 

U be i njohur kryesisht nepermjet kinematografise, ku luajti role kryesore ne 17 filma artistike. Ne vitin 1980, fale hijeshise se tij plastike, portretit terheqes dhe nje loje te permbajtur, rendom e perputhur drejt nje qasjeje romantike, ai i dha fryme humane shembelltyres heroike te figures se Vasil Lacit, atentatorit te Viktor Emanuelit III, ne filmin televiziv Plumba perandorit. Ne hulli te aferta plastiko-ritmike, porse tashme me i perkryer, madje me nje prani edhe me aktive te shtresimeve medituese e psikologjike.

 

K. Çaushi realizoi figuren historike te Qemal Stafes, nen emrin Kujtim Stefa, ne filmin Qortimet e vjeshtes (1981), me te cilin fitoi edhe kupen si aktori me i mire ne Festivalin III te Filmit Shqiptar. Afersisht te kesaj prerjeje interpretative jane edhe dy role te tjera te rendesishme te tij, Arturi te filmi Apasionata (1983) dhe Iliri te Shirat e vjeshtes (1984), me et cilet ka fituar cmime. Kesisoj, K. Çaushi ka arritur te jape me hijeshi dhe finesse tipin e intelektualit te perkore, guximtar, te ndershem, por edhe mes kundershtish e dyzimesh perballe marrjes se nje vendimi te veshtire.

 

Ndryshe veproi ai ne konceptin e rolit kontrabandistit ne filmin Dashuria e fundit (1994), me te cilin e theu modelin e meparshem prej heroi veprues a medituesm, duke paraqitur nje figure me mbartje negative, te rrezikshem e te pameshirshem, si trafikant prostitutash. Veprimet e forta, te vrazhda, menjehere te dukshme u pasuan nga dinamika, ritmi dhe vlimi psikik.

 

Nga viti 1997-2007, u zgjodh rektori i Akademise se Arteve ne dy mandate, ndersa ne vitet 1999-2003 ishte kryetar i Keshillit Drejtues te RTSH-se. Aktualisht kryen detyren e dekanit te Fakultetit te Artit Skenik ne Akademine e Arteve. Eshte bashkautor i teksteve universitare Elementet baze te mjeshterise se aktorit (1998) dhe Aktori, roli, figura (2001). Ka fituar titullin “Profesor”.

 

 

 

 

 

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re