Lec Bushati (1923-1996). Aktor. Lindi ne Shkoder. Qysh nxenes ne Kolegjin Saverian te qytetit interpretoi ne pjeset Princi i Drishtit dhe Udha. Mbaroi studimet ne institutin dyvjecar “Aleksander Xhuvani” dhe me pas shkollen e larte per aktore “Aleksander Moisiu”*, me 1964. Eshte nga themeluesit e teatrit “Migjeni”* te Shkodres*, me 1949.

Deri atehere luajti me grupin teatror te Shtepise se Kultures Shkoder, nen regjine e Andrea Skanjetit*, ne disa drama, si: Nen geshtenjat e Prages, Ceshtja ruse, Portreti. Me dramen Nora nis karriera e tij si aktor profesionist, pasur me shfaqje te tjera te suksesshme, si: Koprraci, Tirani i Padoves, Sherbetori i dy zoterinjve, Shtepia e kukulles, Tragjedia optimiste, Genjeshtra me kembe te gjata, Hetimi etj.

Ka luajtur mbi 150 role, shume syresh te para, kryesisht te planit epik, dramatik e tragjik. Ishte nga aktoret e pelqyer per figura te kahut pozitiv, po aq edhe per antagoniste te forte, qe krijonin skena, dialoge e gjendje te ndera dramatike, ne konflikt me heronjte dhe interesat e tyre.

 

Ka jetesuar personazhe nga meset sociale e historike kombetare ne dramat Shtate shaljanet e Ndreke Luces*, Nora e Andrea Skanjetit*, Cuca e maleve e Loni Papes*, Keneta e Fatmir Gjates*, Perkolgjinajt e Kole Jakoves*. U dallua vecanerisht me rolin e Tuc Makut ne dramen Toka jone e K. Jakoves (1970), ku theksoi natyren e rende, autoritare e te vrazhde, me fjalen e ngadalte, gjestin shenjues dhe qendrimin “e matur”, duke u kujdesur sakaq per ruajtjen e nje petku dhe hijeje kinse te dhembshur, prinderore e te perkore me Leken, Murashin, Filen etj.

Me rolin e Lucianit te drama Lindje ne shtrengate e Serafin Fankut*, i dha fryme nje figure komplekse, ambiguide, fale rrafsheve dhe kundershtive te nderthurura semantike qe plotesonin njeri-tjetrin, si dhe heshtjeve te mbushura me nenkuptime e gjendje te dyzuara. Ne nje stil dhe formatim epiko-dramatik luajti me vone rolin e malesorit Bale ne dramen Shpartallimi (1978), si dhe ate te Plakut te urte, mendtarit dhe kumtarit te vetedijes se fisit te Arberit ne dramen Gjaku i Arberit (1981), te dyja te Fadil Krajes*.

 

Interpretimi i tij aktoresk ishte i ndjere, pergjithesisht ne tone te uleta, me pauza te gjata e te mbushura me emocion, duke realizuar paradigma etnopsikologjike te pelqyera gjeresisht nga publiku. Kishte nje ze te thelle, sy te ngulitur, levizte mire neper gjendjet dramatike te personazheve, ne udhekryqin per te zgjedhur e parcaktuar fatin apo rrugen e pritshme te tyre; ishte impozant dhe i hijshem nga pikepamja plastike.

Luante me dritehijet, kundershtite dhe pjesen e kamufluar e te mistershme te personazheve, te cilat e mbanin ngrehur tensionin e brendshem shpirteror te lojes. Me rolin e Kadri Bajraktarit ne dramen Baca i Gjetajve ai e pasuroi me tej palitren e tij te aktrimit me nje tjeter pamje, duke misheruar tanime nje figure “negative”, ate te njeriut inatcor e hakmarres, i cili u trajtua edhe nga nje kendveshtrim realist e i natyrshem.

 

L. Bushati ka luajtur edhe ne disa filma, si: Detyre e posacme (1963), Ditet qe sollen pranveren (1979), ku interpretoi rolin kryesor, ate te Vuksan Sadrise; Te paftuarit (1985), rolin e babait te Gjorgut; Shembja e idhujve (1977), kapedanin etj. Mbante titullin Artist i merituar.

 

 

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re