Skip to content

Aktori nga Durrësi tregon momentet e tërmetit tragjik: Ishim në krevat, i thashë gruas…

 Aktori i njohur i humorit, Muharrem Hoxha, gjithashtu i njohur si “Rrema” ka qënë i ftuar ditën e sotme në emisionin “E Diell”.

Duke folur për jetën dhe karrierën e tij, aktori nga Durrësi është pyetur edhe për përjetimin e tij për tërmetin e 26 nëntorit. Ai u shpreh se ishte frikësuar, por më pas ishte ngritur nga krevati dhe kishte vendosur që të vishej me kollare.

“Ishim në krevat dhe zgjati shumë. I thashë gruas mirupafshim. Pastaj kur mbaroi shkova të marr kollaren. Se kam qejf të vishem me kollare. Kur pashë poshtë me kanatiere,”-rrëfeu ai.

/shqip