Aktori Robert De Niro vizitoi Stambollin pas 20 vitesh për të marrë pjesë në një ceremoni tradicionale në Nobu, një restorant japonez të cilin e ka pjesërisht.

Zinxhiri ndërkombëtar i restoranteve mban emrin e shefit të kuzhinës Nobu Matsuhisa, i cili ka një pjesë në biznes së bashku me producentin amerikan të filmit Meir Teper.

Në një konferencë për media pas ceremonisë, De Niro tha se ishte i lumtur që është në Stamboll.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje për një projekt të mundshëm filmik në Stamboll, ai tha se nuk ka plane të tilla për momentin.

Megjithatë, ai tha se qyteti është një vend i mrekullueshëm për të bërë një film.

“Ka shumë storje që dalin nga këtu, padyshim si kudo tjetër. Ky qytet ka shumë magji”, tha ai.

Ai tha se vendi i tij i preferuar në qytet është pazari i qilimave dhe dëshiron të sjellë vajzën e tij atje.

De Niro foli edhe për miqësinë e tij 50-vjeçare me Al Pacinon. “Ne të gjithë jemi miq. Nuk shoqërohemi çdo ditë, por kemi një miqësi të mirë dhe solide. Ne gjithmonë kënaqemi duke folur me njëri-tjetrin”.

Lidhur me ngritjen e fundit të platformave OTT, ai tha: “Nuk do të mund ta bënim filmin ‘Irishman’ pa Netflix. Çfarë mund të them? Isha i lumtur. Ata na dhanë gjithçka që kishim nevojë”.

Baran Suzer, partneri i restorantit dhe kryetar i Suzer Holding tha se Nobu zë një vend të veçantë midis investimeve të tyre. “Ne mendojmë se Nobu i shton vlerë Stambollit dhe Turqisës”,shtoi ai.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re