Kole Kaftalli lindi me 2 shkurt 1946 në Shkodër. Aktor dhe rregjizor i mirënjohur i skenës shqiptare. Rrjedh nga nje familje e shquar artistesh . Një nga emrat e njohur të artit skenik sidomos në qytetin e Shkodrës. U diplomua në Institutin Arteve të Bukura në Tiranë. Pas diplomimit fillon punen në teatrin “Migjeni” në Shkodër. Me trupën e këtij teatri interpreton rreth 60 drama e komedi, perfishire edhe disa ne Teatrin Kombetar. Ka interpretuar në role të ndryshme edhe ne filma artistik te kinostudios.

 

Në vitin 1978 bën debutimin ne film me një rol të vogël në “Nusja dhe shteterrethimi”. Ndër filmat e tjerë mund te permendim: “Ditët qe sollen pranverën”  (Nderlidhesi i bandes) 1979; “Sketerre 43” (Nje nga te burgosurit) 1980; “Qortimet e vjeshtës” 1981; “Flaka e maleve” (Halili) 1982; “Njeriu i mire” (Agroni) 1982; “Te paftuarit” 1985; “Kur hapen dyert e jetës” (Gjeka) 1986; “Bregu i ashpër” (Kryetari) 1988: “Nje i trete” (Skulptori) 1988 etj.

 

Pjesë e karrierës artistike të Kolë Kaftallit ka qenë edhe regjisura, ku numërohen disa drama të vëna në skenë prej tij në qytetitn e Shkodrës. Në periudhën e fundit të jetës ai iu kushtua teatrit të fëmijëve, duke qënë edhe i pari në qytetin e Shkodrës dhe në veri të Shqipërisë që ngriti teatrin e kukullave. Ndahet nga jeta ne moshën 63 vjecare me 7 tetor 2009, pas një sëmundjeje te rëndë.

 

 

 

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re