Sokol Angjeli (1955). Aktor. Lindi ne Tirane, me 30 qeshor. Mbaroi Institutin e Larte te Arteve*, me 1976. Filloi pune si aktor ne Teatrin Popullor*, ku vazhdon edhe sot. Me 1986, kreu nje kurs njevjecar per skenar dhe regjisure ne Instutin e Larte te Arteve.

Talenti i tij u shfaq ende pa nisur studimet e larta per aktor, ne studion e ngritur prane Teatrit Popullor*, me rolin e vagabondit, Eliodor Pakut, ne komedine Njeriu qe pa vdekjen me sy te Viktor Eftimiut*.

Priret me se shumti nga gjethet e humorit, satires dhe komedise, deri edhe me parapelqimet ndaj groteskut, sikunder eshte pare kjo ne komedine Mashtruesi (shkrimtari, 1966), sado qe jo ralle ka luajtur edhe role te natyres dramatike e psikologjike, ku shihet prani e brendshme e ndjenjes se drejtperdrejte, sikunder e realizon me nivel kete ne rolin e Asllan Kapllanit ne dramen Korbi i bardhe e Mihal Luasarit*(2007), me te cilin shperfaqi politikanin e korruptuar e te penalizuar, me rrezikshmeri te madhe shoqerore.

Ka nje dinamizem te shfaqshem edhe fizikisht, me shperthime te befta. Perdor lirisht sarkazmen, pertallej elementet e zmadhimit, por te shkrira ne nje sjellje e veprim te besueshem. Vecori te tilla kane rene ne sy ne rolet me te mira te tij ne teater, si ne shfaqjet:

Diell mbi kaster e Fadil Krajes* (Goni, 1977), Njeriu qe pa vdekjen me sy e Viktor Eftimiut * (Vagabondi, 1978, rivenie), Ne katin e dyte eshte parajsa (Bato, 1944) dhe Buburreci (Deni, 2006) te Ilir Bezhanit*, Njeriu, virtyti, kafsha e Pirandoles (mesuesi, 2000) Rreshajat (prifti, 2002), Karnavalet e Korces e Spiro Comores (Loni, 2003), Franku V e F. Dyrrenmatit (afaristi), 2008), Fishkellime ne erresire e Tom Murphy (Mushi, 2008).

S. Angjeli ka vene ne skene si regjisor edhe disa pjese, ku spikati me dramen Beselam pse me flijojne te R. Qosjes*, me nentitullin Ura e sakrifices, ne Teatrin Kombetar te Gjilanit*, Kosove, me 2003 (fituese e Cmimit te Pare te “Flaka e Janarit”, Gjilan) dhe njeriu qe pa vdekjen me sy ne teatrin e Kercoves ne Maqedoni (2004).

Ka realizuar disa projekte e bashkepunime me TV, ku ka kryer rolin e regjisorit, recituesit, aktorit dhe konferencierit.

 

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re