
Ishte një nga aktoret më të shquara të skenës shqiptare, regjizore dhe petagoge. Kreu shkollën e femrave Nana Mbretneshe në vitin 1944 dhe më pas vazhdoi shkollën e artit Jordan Misja për teatër ku ishte e vetmja femër.
Filloi punën si aktore profesioniste në Teatrin Kombëtar në vitin 1946. Nga viti 1976 ka dhënë mësim mbi artin skenik në Akademinë e Arteve.Në vitin 1982 bëri debutimin në skenën e Teatrit Petro Marko të Vlorës si regjizore me dramën Pavdekësia.
Disa nga komeditë dhe dramat e para ku ajo ka interpretuar në teatrin shqiptar jane: “Rëshqitja”, “Arturo Ui”, “I çuditëshmi”, “Zonja e Bujtinës”, “Gratë gazmore të Uindsorit”, “Artani”, etj.
Në kinematografi ajo u shfaq fillimisht me një rol të vogël tek “Tana” (1958), e më pas tek “Njeriu me top”, “Kur hidheshin themelet”, ku interpreton rolin e Budës, pastaj tek “Vajzat me kordele të kuqe”, “Radiostacioni”, “Përtej mureve të gurta”, “Fjalë pa fund”, “Shpresa”, etj.
Si aktore e teatrit dhe kinematografisë numëron mbi 150 role, ndër të cilët më shumë se gjysma janë kryerole femërore të dramaturgjisë kombëtare dhe botërore. Si një nga themeluest e Teatrit Kombëtar ajo ka dhënë një kontribut të rëndësishëm është si autore e shumë botimeve biografike për artistë të skenës shqiptare.
Për kontributet e saj të veçanta Drita Pelinkut iu akordua nga Presidenti i Republikës urdhëri “Mjeshtre e madhe”, “Çmimi i Karrierës” dhe gjithashtu titulli “Artiste e Merituar” (1986), çmimi “Ismail Qemali” (1996), ndërsa Bordi Drejtues i Institutit Amerikan të Biografive ka ka zgjedhur ndër 500 udhëheqësit më me influencë në botë.
Së fundmi, qyteti i lindjes e ka çmuar si Qytetare Nderi të Vlorës dhe Presidenti i Republikës i ka akorduar titullin më të lartë “Nder i Kombit”
/aktoretshqiptare.info


