Ylli i filmave “The Good Place” dhe “Frozen”, Kristen Bell, ka zbuluar këshillën që do t’ia kishte dhënë vetes kur ka qenë e re, lidhur me ankthet.

Në një video për organizatën jo-fitimprurëse, Child Mind Institute, 37 vjeçarja tha se beson që është e rëndësishme që të mos kihet një perceptim personal ndaj botës të devijuar nga natyra e filtruar e medieve.

“Çfarë do t’i thosha vetes sime të re, është që të mos mashtrohem nga kjo loja e përsosmërisë  që njerëzit e luajnë”, tha ajo.

“Sepse Instagrami, revistat dhe shout televizivë përpiqen për një estetikë të caktuar, dhe çdo gjë duket aq e bukur, dhe njerëzit duken sikur nuk kanë probleme, por secili është njeri”./kk/

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re