Skip to content

Aktorja e madhe tregon për njohjen me shkrimtarin, Tinka Kurti: Si më zgjodhi Dritëroi të luaja Nënë Pashakon

pashakua 11

Aktorja e madhe tregon per njohjen me shkrimtarin Tinka Kurti

Për të, ai ishte njeriu bujar, poeti i dashur, shkrimtari i mprehtë, vizatuesi i portreteve, por edhe “zyrtari” që zgjidhte problemet dhe i gjendej kujtdo që trokiste në derën e tij.

Aktorja e madhe Tinka Kurti kthehet pas në kohë dhe në librin me kujtime, “Ky është Dritëroi im”, kujton një nga bashkëpunimet e saj më të goditura me shkrimtarin, në interpretimin e rolit të Nënë Pashakos, në filmin “Yjet e netëve të gjata”. Kishte qenë Dritëroi që kishte këmbëngulur që të ishte ajo që duhej ta luante atë rol.

1591289438 834 Aktorja e madhe tregon per njohjen me shkrimtarin Tinka Kurti

TË KUJTOSH DRITËROIN

Për Dritëro Agollin ruaj kujtime të rralla, ku zë vend ajo hapësirë e pamat dashurie njerëzore, që ai dinte të falte fare natyrshëm. I pakrahasueshëm me tjetërkënd për bujarinë e shpirtit, për mbështetjen apo angazhimin për të marrë përsipër zgjidhjen e problemeve të vështira për këdo që trokiste dhe ia kërkonte.

I veçantë si njeri. I mrekullueshëm si shkrimtar. I papërsëritshëm si poet! Pas çdo takimi me të, më mrekullonte fjala dhe mendimi i tij e pasi ndahesha, përherë thosha me vete: “Atij, që i ka vënë emrin, me siguri i ka ardhur një shkëndijim hyjnor, e quajti Dritëro dhe dritë është sot e do të jetë tej kohërave”.

Ai sillte dritë mes miqve, mes njerëzve, kur punonte si gazetar, mes të rinjve në takime letrare, si dhe në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve, ku solli një dritë të vërtetë te çdo krijues, te çdo artist. E kush tjetër më bukur se ai, mund ta mbante Lidhjen e Shkrimtarëve pa xhelozi, pa egoizëm, pa prapaskena, por vetëm me dashuri për këdo?!

Nuk e harroj kur Dritëroi botoi një shkrim në gazetën “Drita” për familjen dhe jetën e Nënë Pashakos, shkrim, që bëri bujë për ngjarjet tragjike dhe karakterin e fortë të asaj gruaje.

Regjisori Viktor Gjika, sapo e lexoi, u nxit të realizonte një film me atë subjekt dhe unë, edhe pse isha vetëm 38 vjeç, u zgjodha të luaja rolin e saj, pra, të isha Nënë Pashako.

Ishte ndërhyrja e Dritëroit që të luaja në atë film, po ashtu, ishte ndërhyrja e tij që personazhet e filmit të mbanin emrat realë të asaj historie njerëzore.

Edhe pse sot, unë mbaj mjaft tituj dhe dekorime të shumta të fituara përgjatë një jete, titullin “Artiste e Popullit”, e kam me propozim të Dritëroit dhe ky është titulli më i lartë për mua, sepse për popullin tim kam interpretuar.

1591289438 643 Aktorja e madhe tregon per njohjen me shkrimtarin Tinka Kurti

1591289438 37 Aktorja e madhe tregon per njohjen me shkrimtarin Tinka Kurti

1591289439 694 Aktorja e madhe tregon per njohjen me shkrimtarin Tinka Kurti

1591289439 555 Aktorja e madhe tregon per njohjen me shkrimtarin Tinka Kurti

1591289439 541 Aktorja e madhe tregon per njohjen me shkrimtarin Tinka Kurti

1591289439 858 Aktorja e madhe tregon per njohjen me shkrimtarin Tinka Kurti

1591289440 166 Aktorja e madhe tregon per njohjen me shkrimtarin Tinka Kurti

1591289440 160 Aktorja e madhe tregon per njohjen me shkrimtarin Tinka Kurti

/aktoretshqiptare.info