Rajmonda Aleksi, aktorja brilante e roleve që mbahen mend gjithë jetën. Lindi në Gjirokastër në vitin 1962. Aktore me rregjistër të jashtëzakonshëm e vokal të mrekullueshëm. Nje nga emrat e rinj qe la gjurme ne teatrin Zihni Sako, gjate periudhes se viteve 1983-1991, kohe ne te cilen ju bashkua trupes profesioniste te ketij institucioni.

 

Ne vitin 1983 Rajmonda Aleksi perfundoi Institutin e Larte te Arteve dhe menjehere u be nje nga protagonistet dhe aktoret kryesore te Teatrit Profesionist Zihni Sako ne Gjirokaster ku ka interpretuar ne mjaft role si: “Dashuri e vertete”-Vjola; “Kenge djepi e shitur”-LLoa; “I padjallezuari”-Eli; “Beselam pse me flijojne”-Hana; “Fundi i botes”-Lenuca; “Kerkoj shtepine time”-Vera etj.

 

Rajmonda Aleksi nje kontribut te vyer ka dhene edhe ne estraden e qytetit ku ka spikatur me talentin e saj. Ajo eshte dalluar si nje aktore me diapazon te gjere ku perfshihej si aktore, kengetare, parodiste, si dhe nje kontribut te larte ka dhene ne teatrin e drames, me interpretime dinjitoze ne komedi dhe drame. Ajo njihet gjithashtu edhe ne kontributin e kinematografise shqiptare ku ka realizuar disa filma artistike si: “Fejesa e Blertes” – 1984; “Guret e shtepise sime” – 1985; “Fjale pa fund” – 1986; “Misioni pertej detit” – 1988; “Vitet e pritjes” – 1990.

 

 

 

 

 

 

 

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re