Aktorja e njohur e ekranit shqiptar Ermira Gjata e ftuar në
emisionin “Rudina” ka folur për karrierën e saj, për bashkëshortin dhe  vajzën e saj Zhaku.

Ermira është përlotur në skenë teksa ka folur për
bashkëshortin e saj regjisor i cili për vite të tëra ka punuar në TVSH, Leonard
Gjata. Prej kohësh  për të nuk flitet në
media, por ka lënë pas vepra të mëdha artistike.

Përveçse për bashkëshortin 
aktorja ka folur dhe për vajzën e saj Zhaku të vetëquajtur
“kotele”.  Madje ajo citoi dhe
një frazë që e përdor Zhaku, “Prindërit më quajtën lule unë u vetëquaja bishë”.

“Zhaku është aktore e mirë dhe regjisore e mirë.  Ajo ka 7 vite që jeton në Gjermani është martuar me një muzikant. Vjen herë pas here në Shqipëri. Zhaku punon në një agjenci emigracioni si anglishfolëse”,-tha e ëma e saj, aktorja e madhe shqiptare Ermira Gjata.

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re