Skip to content

Aktorja feston në skenë ditëlindjen dhe 40 vite karrierë

Aktorja feston ne skene ditelindjen dhe 40 vite karriere

 

 

Aktorja feston ne skene ditelindjen dhe 40 vite karriere

Për Shegushe Bebetin, ditëlindja e 60 rezulton ndër më të bukurat. Për 40 vite ajo ka jetësuar personazhe të dashur për fëmijët. Ndërsa, kësaj here fëmijët i uruan ditën e lindjes. Tashmë kjo skenë është dashuri pa kushte për të. Personazhet e realizuar prej saj janë të shumta dhe teksa shtegtojmë në ambientin e saj më të dashur Teatrin e Kukullave ajo rrëfen disa prej tyre.

Megjithëse e ka të vështirë të ndaj rolet, njëri është më i veçanti, Pinoku, i cili e kas shoqëruar për 25 vite. Shegushe Bebetit i kanë mbetur edhe pak vite në skenë. Ajo ndihet shpresëplotë për të rinjtë.

Ndërkohë që së shpejti do të nisë edhe festivali ndërkombëtar i kukullave, ku Shegushe Bebeti është drejtore artistike dhe e cilëson si shans i mire për t’u njohur me tendencat më të fundit bashkëkohore në botë.

 

1556714812 143 Aktorja feston ne skene ditelindjen dhe 40 vite karriere