Pranvera Veizi është një ndër aktoret që pikasi në vitet
‘80, në sajë të lirshmërisë e origjinalitetit.

Kur ishte në kulmin e karrierës së saj, bashkë me
bashkëshortin kompozitorin e njohur Valentin Veizi, dyshja emigroi në SHBA për
një jetë më të mirë.

Aktorja iu përkushtua rritjes së fëmijëve shumë larg
Shqipërisë. Por një dritare u hap për të pas shumë vitesh.

Filmi “I love Tropoja” në produksionin e Ermal Mamaqit, solli në ekran pas shumë vitesh aktoren Pranvera Veizi.

Ndërkohë për brezin që e njeh aktoren Veizi, nostalgjia
ishte e madhe dhe me siguri kthimi i saj në skenë ka gëzuar pa masë
simpatizantët e saj.

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re