E larguar në Gjermani në ditët që i paraprinë ndërrimit të
sistemit në Shqipëri, ajo i ka pasur të rralla kontaktet me publikun në
Shqipëri.

Në intervistën e parë 25 vjet pas largimit nga atdheu, dhënë
përmes Skype-it për Tema TV, Eva shprehet mes lotësh se pakkush e ka kujtuar
dhe kjo ishte arsyeja e moskthimit të saj.

“Nuk jam kthyer asnjëherë sepse jam shumë e mërzitur”, thotë
ajo në intervistën e zhvilluar në vitin 2015.

Në intervistë, ajo rrëfen se pavarësisht talentit, nuk është
vlerësuar në Shqipëri dhe kjo për shkak të divorcit.

“Unë jam vlerësuar, jam propozuar por nuk e kam marrë çmimin
“Artiste e Merituar” sepse isha e ndarë”, thotë ajo në intervistë.

Për publikun shqiptar, Pëllumbi është e njohur për rolet në filmat “Vajza me kordele të kuqe”, “Ëndërr për karrige” apo edhe “Kapedani”. Përveç filmave, aktorja ka punuar për 17 vite në Teatrin e Kukullave ku ka luajtur rolin e “Çufos” nga vepra e Gaqo Bushakës si dhe Pinokun.

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re