Aktorja Suela Bako e pranishme në protestën e opozitës dhe të artistëve kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, u shpreh se ka dalë sot kundër dhunës së ushtruar ndaj institucionit ku ka punuar kaq shumë kohë.

Bako tha se është aty për t’i thënë STOP kësaj politike, e cila po shkakton një dramë tek artistët, duke i vënë përballë njëri tjetrit.

“Unë jam sot këtu për dhunën e ushtruar ndaj kolegëve të mi dhe dhunën ndaj atij institucioni ku unë kam punuar. Jam këtu për të ngritur zërin për shkeljen e të drejtave të mia, bashkësortit tim, fëmijëve të mi.

Jam këtu për t’i thënë STOP politikës që po shkakton një dramë tek artistët, duke i vënë përballë njëri tjetrit”, tha aktorja Bako.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re