Nënkryetarja e LSI, Brisida Shehaj gjatë një interviste të dhënë për emisionin ‘Aktualitet’ tha se programi i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim është një program i prekshëm, i realizueshëm dhe i kuptueshëm pasi shqiptarët nuk kanë nevojë për aeroporte 3D, por kanë nevojë për ushqim, arsimim.

Sipas Shehajt, arsimimi në vend nuk po prodhon inteligjentë, por të kundërtën e saj kontigjentë. Ndër të tjera ajo tha se LSI ka investuar dhe ka mbështetur brezin e ri pasi e ardhmja e vendit është brezi i ri dhe një ndër arsyet që i është bashkuar kësaj partie është fryma që e karakterizon Lëvizjen Socialiste për Integrim.

“Znj.Kryemadhi gjithmonë ka investuar tek brezi i ri, sigurisht e ardhmja është brezi i ri, mendoj fortë që ne si brez duhet të mbështesim sa më shumë njëri-tjetrin. Ka ardh koha që ne të mblidhemi me njëri-tjetrin dhe të mundohemi të bëjmë më të mirën për Shqipërinë.

Sigurisht kjo është filozofia që ka vite që ndiqet nga LSI. Monika vetë e ka nisur nga FRESSHI dhe vazhdimisht ka qenë e lidhur me brezin e ri. Është një frymë e saj tek e cila ajo beson, një frymë që më bëri dhe mua të besoj tek ajo dhe tek LSI.

Vetë programi jonë është shumë i prekshëm, për të bërë pika që janë të realizueshme dhe të kuptueshme. Shqiptarët nuk kanë nevojë për aeroporte 3D, shqiptarët kanë nevojë për ushqim mbi tavolina, kanë nevojë për arsim. Me këtë arsim që kemi nuk prodhojmë inteligjent, ne prodhojmë kontigjentë“- u shpreh Shehaj.

(S.D/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re