Kreu i KOKSH, Fidel Ylli i ftuar në emisionin “Aktualitet” që modelohet nga Bejdo Malo në Fax News ka folur për ambientet e reja dhe dinjitoze që ka krijuar Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.

“KOKSH pas viteve 90’ ka qenë poshtë shkallëve në stadiumin Qemal Stafa. Katastrofë ishte për atë kohë. KOKSH bleu një apartament te 21 dhjetori por nuk ishte serioze ajo zyrë pasi ndodheshe në kat të katër pa ashensor, nëse vinte një personalitet nuk kishe si ta ngjisje deri lart. Qeveria ndërtoi parkun olimpik ku një ambient është për zyrtar e Komitetit Olimpik. Ishte fillimisht i pa mobiluar dhe projekti i bërë nga unë Komunitetit Olimpik Botëror dhe brenda 3 muajsh na kthyen që këtë projekt do ta financonin. Kemi bërë një palë zyra modeste.

Jemi munduar të bëjmë reforma duke larguar sherret që kanë qenë, reformat erdhën, staf i ri, energji të reja, lojërat olimpike që vajtëm me shumë dinjitet duke marrë vend të katër. Tashmë Komiteti Olimpin nuk ka sherre dhe dera është e hapur jo vetëm për njerëzit e sportit por edhe për të tjerë që duan të vijnë. Duhet të shikojnë sesi bëhet asambleja e një komitetit olimpik dhe të marrin shembull edhe federatat e tjera. Nuk është pak që presidenti olimpik botëror që ka në mbikëqyrje 206 komitete në të gjithë botën, të vijë në një vend si Shqipëria, por ne kemi lobuar dhe kemi bërë një punë të mirë që ai të shikonte investimin e financuar nga ata”, tha Fidel Ylli.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re