Juristi Sokol Hazizi i ftuar në emisionin ‘Aktualitet’ tha se legjislacioni shqiptarë është i çuditshëm pasi penalizon ata që nuk kanë treguar të vërtetën dhe nuk penalizon ata që nuk kanë integritet, por zgjidhja ligjore është zgjidhja e vetme dhe më e mirë ku pajtohen të gjithë.

“Ka një çudi të madhe në legjislacionin shqiptar. Në legjislacionin shqiptar penalizohesh se nuk ke treguar të vërtetën dhe nuk penalizohesh se nuk ke integritetin. Çështja është gjithmonë në kuptim të kufirit ligjor. Në këto kushte unë mendoj se zgjidhja ligjore është zgjidhja më e mirë ku pajtohen të gjithë.

Sa kohë kryeminstri në të mirë ose në të keq nuk e ka ndërmarrë mirë këtë lloj nisme ligjore dhe autoritetet ndërkombëtare nuk e kanë parë normale që  të ndërhyjnë për zgjerimin e kufijve përsa i përket integritetit të njerëzve, atëhere çdo lloj deklarimi jashtëligjor është jashtë fushe”- tha Hazizi.

(S.D/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re