Profesor Arben Braçe dhe avokat Baftjar Rusi kanë qenë të ftuar mbrëmjen e sotme në “Aktualitet” me Bejdo Malen ku kanë folur për aktualitetin politik në vend.

Duke u ndalur te nisma e mazhorancës për nisëmn e mazhorancës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, profesori Braçe theksoi se Meta ka bërë disa metafora për të mbrojtur votën, duke shtuar se në Kushtetutën amerikane thuhet se populli duhet të rrëmbejë armët kur vidhet vota.

“Parlamenti aktual nuk ka legjimitetin e duhur. Ndërsa veprimet e Presidentit janë të gjitha ne përputhje me kushtetutën. Presidenti ka përdorur disa metafor sepse shteti jonë po rrëshket në autoritarizëm. Presidenti, sikurse e ka dhe kushtetuta amerikane, kur vidhet vota populli duhet të rrëmbejë armët. Ndërsa Presidenti jonë përdori disa metafora për mbrojtjen e votës. Përgjatë votimeve u përpoq maksimalisht të ruajë votën dhe me Presidentin duhet të bëhet e kundërta, motivim dhe jo shkarkim,” tha Braçe.

Nga ana tjetër, avokati Rusi e quajti një ogur të zi vendimin për shpalljen non-grata të politikanëve shqiptare në përgjithësi dhe jo vetëm ish-Kryeministrin Berisha.

“Kushtetuta ka përcaktuar që kur konstatohen shkelje të rënda të kushtetutës ose një krim i rëndë. Presidenti kur merr detyrën betimin e parë e ka të zbatojë kushtetutën.

Veprimi që ka kryer Shtëpia e Bardhë, që e përcjell këtë mesazh përmes ambasadës në vendin tonë, ndalimi i vizave është një akt ndëshkues. Ajo që ne dimë është se reformën radikale që po bëhet në drejtësi po e udhëheqin SHBA-të. Ndalimi është ogur i keq për të gjithë këto figura”, theksoi Rusi.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re