Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Haxhinasto, i ftuar në emisionin “Aktualitet” në Fax News, u shpreh se qeverisja gjatë këtyre 8 viteve të fundit ka lënë shumë gjëra për të dëshiruar kryesisht në mbajtjen e premtimeve gjë e cila solli largimin e mijëra shqiptarëve nga vendi.

Sipas tij Rama po përpiqet që të korrigjojë disa nga dështimet që ka pasur gjatë këtyre 8 viteve, siç është premtimi i akcizës për naftën që është premtuar para 8 vitesh ndërkohë po realizohet tani përmes sistemit e-albania.

“Qeverisja e këtyre 8 viteve ka lënë shumë gjëra për të dëshiruar veçanërisht në drejtim të mbajtjes së premtimeve që u bënë për punësimin, për uljen e kostos së jetesës së qytetarëve. Dhe në fakt ajo që solli kjo qeverisje ishte largimi i mijëra shqiptarëve nga vendi, si dhe besimi tek vendi dhe tek politika është në nivele si kurrë më përpara.

Tani ka filluar të bëjë me sforco të madhe disa nga premtimet siç ishte akciza e naftës që ka 8 vjet që është premtuar dhe gjoja tani po realizohet nëpërmjet sistemit e-albania. Domethënë po përpiqet që të korrigjojë disa nga dështimet e mëdha që ai ka pasur në 8 vite. Tani ai thotë që unë do të rri edhe 10 vjet të tjera duket se kjo është vetëm respekt për vullnetin e qytetarëve nuk është. Patjetër unë e  e kategorizoj si PR“- u shpreh Haxhinasto.

(S.D/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re