Analisti Shpëtim Zekthi i ftuar ditën e sotme në studion e lajmeve në Fax News duke folur për aktualitetin poltik dhe zhvillimet për Reromën Zgjedhore, ku kryeministri Edi Rama ka kërkuar hapjen e listave, tha se qëllimi i tij është që të largojë koalicionet nga gara.

Zekthi tha se është i bindur se qëllimi i Ramës nuk janë listat e hapura por gjetja e mjeteve për të pamundësuar garimin e opozitës në koalicion.

“Mendoj se nuk është çështja e listave të hapura thelbi i këtyre diskutimeve. Kjo ka dalë nga ajo që vetëquhet opozita parlamentare. Qëllimi i Edi Ramës është për të arritur me mjete krejtësisht jo kushtetuese qëllimet e tij që janë largimi i koalicioneve nga garimi në zgjedhjet e ardhshme.
Listat e hapura nuk janë zgjedhja ideale për Shqipërinë, nëse do të futemi në një studim nuk do të jetë një zgjidhje ideale. Edhe në botë ka kombinime sistemesh. Për të mbetur tek thelbi jam i bindur që nuk janë listat e hapura, por gjetja e mjeteve për të pamundësuar garimin e opozitës në koalicion.

Opozita në parlament janë një zgjatim njerëzish pa ide, pa ideoloigji dhe pa dinjitet mund të thoja të z.Rama. Kemi të bëjmë më nje parlament, që është nën kontroll të Z. Rama. Z. Rama nëse do t’i bëjë këto ndryshime ta çojë vendin në zgjedhje të fitojë 128 mandate Partia Socialiste dhe të bëjë si të dojë. Me këtë parlament nuk mund ta bëjë, ky është një grusht shteti i pastër. Ky është një parlament ilegjitim dhe nuk kanë të drejtë që të bëjnë ndryshime të tilla kushtetuese.

Po të ndryshohet kushtetuta, do të thotë se Shqipëria kthehet në një vend një partiak. Nuk mund të bëhen ndryshime kushtetuese. A do të lejohet ky njeri që mund ta bëjë këtë gjë? Ndërkombëtarët po përpiqen që ti vendosin Ramës një këmishë force. Ai nuk do t’i bëjë, sepse partnerët ndërkombëtarë nuk do ta lejojnë. Shqipëria është e bindur në çdo qelizë të saj nuk mund të tolerohet më ky njeri. Edi

Rama na ka ndërtuar ne, një humnerë. Ka premtuar një utopi dhe vazhdon që të prrallisë. Shqipëria është në mjerim. Kemi një borxh publik që është rritur.”- tha Zekthi./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re