Me vuvuzela, me flamuj dhe fleta të bardha në duar. Kështu po protestojnë studentet e vendosur para Ministrisë së Arsimit. Po kështu një grup i madh proteston edhe para Kryeministrise. Por protesta e studenteve eshte e shtrire edhe ne rrethe, si Korçë, Elbasan dhe Gjirokaster.

Ata vazhdojnë të kërkojnë plotësimin pa hezitim të kërkesave, të cilat i konsiderojnë si minimale dhe nuk ka arsye përse të ulen në dialog me Kryeministrin. Nga ana tjetër, Rama paraditen e sotme ka bërë sërish thirrje për të biseduar dhe për t’u takuar me studentët.

Ditën e djeshme përfundoi edhe afati që studentët i kishin lënë Ministrisë së Arsimit dhe qeverisë për të plotësuar kërkesat e tyre.

Ajo që vihet re eshte se shume qytetare i jane bashkuar protestes, madje kane marre fjalen e i kane treguar mbeshtetjen e tyre te rinjve.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re