Autoritet kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 20 tonë kastravec , i cili ka rezultuar mbi normën e lejuar të përmbajtjes se pesticideve. Kjo sasi do të eksportohej në vendet e Bashkimit Europian nga një pikë grumbullimi në Lushnje.

 

Prodhuesit fajësojnë farmacitë bujqësore që ua shesin, pasi ata nuk ishin në dijeni që ky pesticid ishte i ndaluar të përdorej.

 

“Nuk kemi pas të dhëna fare ne shkojmë nëpër farmaci dhe i blejmë normalisht siç blejmë të gjitha të tjerat. nuk e ishim në dijeni që nuk ishte e lejuar ne BE.”

“Futen pesticide këtu tek ne kurt nuk lejohen ne Europë dhe ata që futen futen pa kontroll, sepse po të këtë kontroll nuk na bëhet dëmi”

“Farmacitë bujqësore po e falimentojnë bujqësinë. Këtu nuk ka asnjë nga  ministria e bujqësisë, ti bëjë analizat dhe të na bindi që e kemi fajin ne.”

 

Sasia e bllokuar do të groposet, por për prodhuesit mbetet e paqartë se cilat janë pesticidet që duhen përdorur për rritjen e perimeve.

 

Ndërkaq administratori i pikës së grumbullimit, Lulzim Sari, thotë se nuk ka laboratorë të certifikuar për të bërë analizat.

 

LULZIM SARI

ADMINISTRATORI I PIKËS SË GRUMBULLIMIT

 

“Ne kemi një laborator por nuk na e ndan dot që është i ndaluar ky lloj preparati apo është i lejuar në BE . Nuk e kemi këtë luks pasi kushton shumë.’

 

Sipas prodhuesve, 36 pesticide të cilat BE i ka të ndaluara, shiten lirisht në farmacitë bujqësore në vendin tonë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re