Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 112 kilogram “djathë bebe të shkrirë”, pasi subjekti nuk ka kryer detyrimin ligjor për deklarimin e të gjithë  përbërësve në etiketën me të cilën tregtohet produkti.

Po ashtu nga analizimi produktit, ka rezultuar me përmbajtje të yndyrnave.

“Nga analizimi i produktit “djathë bebe i shkrirë” i mostruar në stabilimentin e përpunimit “E”, ka rezultuar me përmbajtje të yndyrnave bimore”, njofton AKU.

Gjithashtu ndaj subjektit është vendosur masë administrative gjobë në vlerën e 100.000 lekëve të reja.

Njoftimi i AKU:

AKU bllokon 112 kg “djathë bebe të shkrirë” për mosdeklarim të të gjithë përbërësve ushqimorë në etiketë

Në kuadër të Programit të Punës mbi nisjen e hetimeve në stabilimentet prodhuese, përpunuese dhe ambalazhuese të qumështit dhe nënprodukteve të tij, janë kryer marrje mostre dhe kontrolle zyrtare, në këto subjekte. Nga analizimi i produktit “djathë bebe i shkrirë” i mostruar në stabilimentin e përpunimit “E”, ka rezultuar me përmbajtje të yndyrnave bimore.

Referuar përgjigjes së raport provës janë kryer verifikimet në terren, ku janë marrë masat konform legjislacionit në fuqi, duke bllokuar produktin në sasinë e 112 kg deri në notifikimin e etiketës, pasi subjekti nuk ka kryer detyrimin ligjor për deklarimin e të gjithë përbërësve (lëndë e parë) në etiketën me të cilën tregtohet produkti. Për këtë arsye është vendosur masë administrative “gjobë” në vlerën e 100’000 lekëve. Për veprime të mëtejshme, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re