AKU ka bllokuar 31 ton kripë dhe ka gjobitur me një vlerë prej 2.6 milionë lekësh dy subjekte të tregëtimit të kripës në vend.

 

Nga kontrolli i ushtruar në këto dy subjekte u konstatua gjëndje e produkti kripë me nivel jodi nën normën e lejuar dhe si rrjedhojë u mor masa administrative “Bllokimit” dhe ajo e  “Gjobës”.

 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, bën me dije, se mbetet i vendosur për të mos toleruar asnjë subjekt i cili në kundërshtim me ligjin tenton të cënojë shëndetin e konsumatorëve. Siguria ushqimore është prioritet i punës tonë.

 

Me ndryshimet në Kodin Penal do të ashpërsohen masat ndëshkuese, duke përfshirë edhe dënimin me burg ndaj kujtdo që tenton të vëndos në rrëzik shëndetin e konsumatorëve.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re