Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Korçë sekuestroi këtë të martë 440 kilogram mish, të therur në kushte shtëpie. Kjo sasi mishi u gjet pa vulë dhe jashtë standardeve të tregtimit në fshatin Mborje.
 
Roland Çela, drejtor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për Korçën, tha se kontrollet po ushtrohen me rastin e festave të fundvitit, sidomos nëpër fshatra. Ai sqaroi se therja dhe tregtimi në kushte shtëpie nuk do të tolerohet e kontrollet, e masat në këtë drejtim sapo kanë nisur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re