Autoriteti Kombëtar i Ushqimit zbuloi dhe gjobiti disa subjekte që në mënyrë të fshehtë thernin kafshë dhe i tregtonin në dyqanet e tyre. Thertoret u konstatuan në fshatin Domje, Tiranë, ku u bllokua 206 kilogramësh mish.
 
Thertore të ngjashme që nuk plotësonin kushtet u gjeten edhe ne Poliçan, Lushnjë, Fushë-Krujë dhe Milot. AKU bën me dije se që nga nisja e aksionit janë mbyllur 94 subjekte qe thernin kafshët, si dhe janë inspektuar 272 dyqane tregtimi mishi, ku janë marrë 241 masa administrative gjobë.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re