AKU në kuadër të një aksioni të nisur ditët e fundit, atë të kontrollit në furgona që furnizojnë lokalet dhe marketet në të gjithë qarkun e Vlorës por dhe më gjerë ka ndaluar disa mjete, dy prej të cilave tregtonin produkte qumështi në temperatura mbi normën e lejuar, përkatësisht 18.4 dhe 15.6 gradë ku normalja është deri në 6 gradë celsius.
 
Ndaj subjekteve në fjalë u mor masa administrative gjobë 100.000 për secilin.
 
Ndërsa një tjetër subjekt u kap në flagrancë nga DRAKU Vlorë  duke transportuar mish dhe nënprodukte të tij në temperaturën 25.6 gradë ku normalja është 6 gradë celsius. Edhe ndaj këtij subjekti u mor masë administrative gjobë në vlerën 200000 lekë.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re