Në kuadër të kontrolleve intesive në të gjithë vendin në bare dhe restorante mbi sigurine ushqimore dhe kushtet e higjenes, inspektoret e AKU evidentuan në Dibër një “Restorant për dasma” i cili kryente veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.
 
Konkretisht, gjatë kontrollit që AKU ushtroi në subjektin “Drita Markja” Shupenzë, Peshkopi u konstatuan ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë ishin totalisht të amortizuara.
 
Ndaj këtij subjekti u mor masë administrative gjobë me vlerën 300.000 lekë si dhe masa bllokim i menjëhershëm i aktivitetit.
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re