Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një sasi qumështi, si edhe nënprodukte të tij në tre subjekte në Durrës, Elbasan dhe Kukës.

Në njërin nga subjektet referuar raport provës së produktit qumësht i freskët, është bllokuar një sasi qumështi, i cili do të asgjësohet. Po ashtu, AKU ka vendosur edhe masën administrative të ndërprerjes së pjesshme së veprimtarisë prodhuese të produktit të qumështit të freskët, ndërsa në dy subjektet e tjera janë konstatuar, mungesë e dokumentacionit në sistemin e vetëkontrollit dhe mangësi në etiketim.

Për këto shkelje të konstatuara trupat inspektuese kanë vendosur masat administrative me “gjobë” në vlerën 500’000 lekëve.

Bëhet fjalë për tre subjekte me natyrë aktiviteti, “njësi prodhimi dhe përpunimi të qumështit dhe nënprodukteve të tij”, “Restorant me produkte mikse” dhe “Njësi tregtimi të produkteve ushqimore”, kanë konstatuar probleme me sigurinë ushqimore./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re