Bizneset e vendosura përgjatë plazhit të Zvërnecit, kanë dal sot në prótestë para Bashkisë së Vlorës. Vendimi për shémbjen e bareve, restoranteve, përgjatë këtij plazhi ka sjell reagimin e tyre duke kundërshtuar me fórcë këtë plan.

Gazetarja e Fax News, Afrovita Hysaj raporton se bizneseve nuk u ka shkuar asnjë letër zyrtare, por u është komunikuar me gojë se nisur nga dita e hënë do të ndërhyhet në shémbjen e dhjetra bizneseve në këtë zonë.

Pronarët e subjekteve prótestojnë për mos shémbjen e tyre ndërkohë kujtojmë se edhe në Velipojë e Shëngjin ka pasur ndërhyrje të tilla.

“Kemi dqalë për ti thënë zotit kryeministër se ne si pronarë të Zvërnecit jemi të rregullt, kemi kontratya të rregullta nga ish-komuna dhe bashkia sot, paguajmë taksat. Vjen një ditë e bukur kur na thonë se do të prishet. Para tre ditësh na erdhën na thanë dokumenta të rregullta, nuk keni leje shfrytëzimi. Largësitë nga çadra në çadër i kemi nga 5 metër, 25 metra distanca nga plazhi jo sa thotë ligji 15 metra. Ne jemi me minus sopt me 30 milionë lekë të vjhetra. Për të sensibilizuar jemi mbledhur, nuk do bëjmë luftë me qeverinë”, tha njëri nga pronarët.

“Asnjë lloj shkrese, thjeshtë verbalisht, vetëm investimet që kemi bërë të qëndrojmë deri në fund të sezonit, kaq kërkojmë, janë 200 biznese në zonën e Zvërnecit”, tha një tjetër pronar.

Ndërkohë pronari i një tjetër biznesi ka bërë deklaratë të fortë ku tha se me asnjë kusht nuk do lejojë shembjen e tyre dhe për ta mbrojtur do të nxjerrë fëmijët përpara mjeteve.

“Kam një lokal në Zvërnec, e kam marrë nga bashkia, kam paguar taksat. Duam të punojmë të mos na prishen lokalet. Si do ikim që këtej, kemi marrë kredi kemi bërë pl;ane. Kam hedhur 3 milionë lekë. AKU më kërkoi të bëj banjo dhe kuzhinë sipas kritereve, shteti vjen ta prish. Asnjë lloj arsyeje nuk japim. Më mbylli brenda 3 muaj, fëmijët e mi hanë bukë çdo ditë apo nuk hanë. Nuk do ti lejojmë të na i prishin objektet, do të nxjerrë fëmijët aty përpara derisa ti shtypin”, tha ai.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re