Autoriteti kombëtar i ushqimit në Korçë ka intensifikuar kontrollet e sigurisë në zonat turistike të juglindjes.

 

Kontrollet janë përqendruar kryesisht tek baret dhe restorantet si dhe subjekte të industrisë agropërpunuese.

 

Vetëm gjatë kësaj jave janë gjobitur pesë subjekte pasi janë konstatuar në shkelje të parametrave të sigurisë ushqimore.

 

Kontrollet më të shumta janë zhvilluar në Pogradec, Voskopojë, Dardhë e Boboshticë pasi janë vendet më të frekuentuara nga turistët vendas e të huaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re