Institucionet e Drejtësisë nisën punën jo me kapacitet të plotë, por për çështje të gjykuara si “urgjent”. Ndër politikanët që kanë dosje në gjykim janë ish-ministri Saimir Tahiri dhe lideri demokrat Lulzim Basha.

Sot ka qenë dita e seancës gjyqësore për Lulzim Bashën. Por Gjykata e Apelit në Tiranë ka kërkuar kohë për t’u njohur me dosjen dhe e ka shtyrë për në 14 maj seancën gjyqësore. Apeli do të shqyrtojë ankimin e Prokurorisë mbi vendimin, ndërsa trupa gjykuese përbëhet nga Shpresa Becaj, Alaudin Malaj, Shkëlqim Mustafa.

Prokuroria e Tiranës ka apeluar vendimin e gjyqtarit Lazër Sallaku që i dha pafajësi Bashës dhe ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristani si dhe shefit të financës së këtij subjekti Ilir Dervishi.

Gjykata e Tiranës rrëzoi akuzat ndaj Bashës, Ristanit dhe Dervishit për falsifikim formularësh pasi nuk ekzistojnë prova. Në 41 faqe vendim të gjykatës së Tiranës thuhej se nuk ekziston fakti penal.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re