Rashida Tlaib, gruaja e parë palestinezo-amerikane në Kongres, akuzoi presidentin Joe Biden për mbështetjen e “gjenocidit” kundër palestinezëve dhe paralajmëroi për pasojat në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, raporton Reuters.

Në një video të postuar në X, e njohur më parë si Tëitter, kongresmenja demokrate nga Michigani përsëriti thirrjet e saj që Biden të mbështeste një armëpushim në konfliktin gati njëmujor midis Izraelit dhe Hamasit.

“Joe Biden mbështeti gjenocidin e popullit palestinez,” tha Tlaib në video, e cila tregonte imazhe të të vdekurve dhe të plagosurve nga bombardimet në Gaza, demonstratat pro-palestineze në të gjithë Shtetet e Bashkuara, Biden duke deklaruar mbështetje për Izraelin dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Uashingtoni ka mbajtur mbështetje të fortë ushtarake dhe politike për Izraelin, ndërsa teorikisht i kërkon aleatit të tij të ndërmarrë hapa për të shmangur vdekjet e civilëve dhe për të zgjidhur krizën humanitare në Gaza. Por fakti se në realitet asgjë nuk ndryshon dhe genocide vazhdon, tregon se tjetër janë fjalët e tjetër veprat në terren.

“Populli amerikan nuk do të harrojë. Biden, mbështesni armëpushimin tani ose mos llogarisni tek ne në 2024,” tha Tlaib dhe shtoi:

“Zoti President, populli amerikan nuk është me ju për këtë. Ne do ta kujtojmë këtë në 2024,” shtoi ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re