TIRANE– Lirohet nga burgu ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika, i cili akuzohet për abuzime me fondet e rrugës Tiranë-Elbasan si dhe për atë të Gjinarit.

“BalkanWeb” mëson se trupi gjykues i Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Xhikën. Kujtojmë se Xhika u arrestua bashkë me Andi Tomën, ish-Drejtor i Rrugëve dhe disa zyrtarë, më datën 2 shkurt të këtij viti.

Por Toma fitoi lirinë më 24 maj, ndërsa gjykata vendosi masën ‘detyrim paraqitje’.vijon….

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re