Skip to content

Akuza për fshehjen e pasurisë, Strasburgu: I padrejtë shkarkimi i ish-gjyqtarit Shkëlzen Selimi. Avokati: Të kthehet në punë

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka vlerësuar si të padrejtë shkarkimin nga procesi i vettingut të ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi.

Avokati i tij, Ylli Manjani, deklaroi se pas këtij vendimi “shteti duhet ta kthejë në punë”.

Më herët, GJKKO e ka shpallur të pafajshëm Selimin për akuzën e ngritur nga SPAK lidhur me refuzimin për deklarim dhe fshehjen e pasurisë.