Policia e Fierit ka vënë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim Ervis Bregasi, 32 vjeç, me profesion Jurist në ZRPP e këtij qyteti.
Gjykata e Fierit kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Gjithashtu në prangat e policisë ka përfunduar dhe shtetasi Orial Murataj, 30 vjeç, pasi drejtonte makinën tip Audi në gjendje të dehur në masën 0.59 mg/l.