Në Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po vijon seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Vau i Dejës, Kristian Shkreli, i cili akuzohet për korrupsion në zgjedhje. Procesi po zhvillohet me dëgjimin e dëshmitarëve të thirrur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gjatë seancës, dëshmitari Anton Lumi deklaroi se nuk e njeh kryebashkiakun Shkreli, duke treguar se punon si elektricist për linjat elektrike në disa fshatra të Shkodër.

Avokatja e Shkrelit e cilësoi procesin gjyqësor të pabazuar, duke pretenduar se klienti i saj nuk ka kryer asnjë shkelje penale dhe se mbështetja financiare për banorët është dhënë për nevoja komunitare, ndërsa investimet sipas saj janë realizuar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Nga ana tjetër, prokurori i SPAK, Dritan Prençi, kundërshtoi dëshminë e dhënë në sallë, duke deklaruar se dëshmitari Anton Lumi ka dhënë deklarime të ndryshme gjatë fazës së hetimeve paraprake.

“Dëshmitari ka dhënë tjetër deklaratë gjatë hetimit paraprak”, u shpreh Prençi në seancë.

Prokuroria kundërshtoi pjesërisht edhe dëshminë e një tjetër dëshmitari, Klaudio Fusha, duke pretenduar se edhe ai ka ndryshuar deklaratat e tij në krahasim me hetimin.

Një tjetër dëshmitar, i punësuar si elektricist pranë OSHEE-së, deklaroi se mbulon disa fshatra në zonë, por kur u pyet nga SPAK për punime apo remont në linjat elektrike në fshatin Stajkë, ai tha se nuk e mbante mend. Seanca e radhës u caktua me datë 19 maj ora 15:00 pasi prokurorisë i duhet kohë për prova shkresore.

SPAK: A jeni ju në dijeni për ndonjë remont të këtyre linjave në fshatin Stajkë. Në maj 2026 kanë qenë zgjedhjet, a mund ta lidhni nëse keni punuar para apo pas zgjedhjeve?

Dëshmitari: S’e mbaj mend hiç. Mua më çoi shefi im Jetmir Deda për të shtruar një kabull, tetori ka qenë fillimi i punës. Aty kishte dhe vendalinj dhe të OSHEE, kishte edhe elektricistë të tjerë.

SPAK: Ju çfarë pune do bënit?

Dëshmitari: Do shtrija kabull

SPAK: Çfarë problematikash kishte kjo linjë?

Dëshmitari: Nuk e di, nuk kam dijeni.

Avokatët e kryebashkiakut: Kush ju urdhëroi juve të punoni për remont në fshatin Stajkë?

Dëshmitari: Jetmir Deda

Avokatët: Kjo është rutinë?

Dëshmitari: Po po

Avokatët: Kristjan Skrelin a e njeh?

Dëshmitari: As e njoh, as kam folur me të.

Avokatja: Çfarë veprimesh keni bërë atë ditë?

Dëshmitari: Shtroj kabëll me këmbaleca

Avokatja: OSHEE rajoni Shkodër a disponon mjete të tilla me vinç fadromë?

Dëshmitari: Nuk e di, në qendër kam parë si këto mjete.

Avokatët: Duke qenë se prokurori pyet a ka shtrirë apo jo kabllin, dhe ky proces u bë me shtrirje kablli, unë nuk kam pyetje tjetër për dëshmitarin.

SPAK: Kërkoj kundërshtimin e pjesshëm të dëshmisë së dëshmitarit Klaudio Fusha sepse ai ka deklaruar ndryshe gjatë hetimeve paraprake për mjete. Ja lë më çmim gjykatës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re