Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e mbrojtësve ligjor të avokatit Arben Lena për ndryshim mase sigurie.

Avokatit i është caktuar masa e sigurisë arrest në burg për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm tek personat që ushtrojnë funksione publike.

Lexo edhe :Related Posts

Lena ra në pranga pasi sipas SPAK, në këmbim të pesë mijë eurove, premtoi zbutjen e masës së sigurisë ndaj shtetasit Bledar Koçizi, i cili ishte arrestuar për trafikim të emigrantëve.

Për të mos e mbajtur në burg janë premtuar një pagesë prej 5 mijë euro dhe personat e përfshirë në krim kanë bashkëpunuar për të ndikuar te gjykata dhe prokurorët.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re