FIER- Tre persona janë çuar për gjykim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, pasi akuzohen për pastrim parash.

Bëhet fjalë për shtetasit Gentjan (Geron) Hasanbelliu, Erion (Mikel) Hasanbelliu, Hysnie Hasanbelliu, të cilët akuzohen veprën penale “Pastrim i Produkteve të Veprës Penale ose Veprimtarisë Kriminale”.

Mësohet se pasuritë e këtyre shtetasve ishin vendosur në sekuestro preventive nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë.(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re