KQZ iu drejtua prokurorisë së përgjithshme me një kërkesë për të dhëna shtesë për kërkesën për heqjen e mandatit të deputetit të LSI, Rehovica. Ai akuzohet se në 1999 kur ka qenë student në Itali është ndalur për vjedhje, ndërsa ka dhënë identitet të rremë Kusta Mina.

Por i pranishëm sot në mbledhjen e KQZ, Rehovica nuk pranoi akuzën, ndërsa tha se nuk i kujtohej mirë ngjarja. “Kam qenë student për shkenca politike në Romë në atë kohë.

Nuk e kujtoj me detaje këtë histori, por nuk kam asgjë për të fshehur. S’kam pasur në asnjë moment urdhër ndalimi, arrestim apo gjykim në Itali. S’kam ndërmend të fsheh asgjë” u shpreh deputeti i LSI.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re