Skip to content

Akuza të rënda për ish-kryestrategun e Trump-it

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Steve Bannon, dikur kryestrategu i ish-presidentit amerikan Donald Trump, është akuzuar për pastrim parash dhe konspiracion në zbatimin e planit të Trump për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit me Meksikën, raporton Reuters.

Bannon, 68 vjecc, akuzohet për dy akuza për pastrim parash, tre akuza për komplot dhe një akuzë për planifikimin e një skeme për të mashtruar donatorët.

Ai është akuzuar për mashtrim të donatorëve në një fushatë prej 25 milionë dollarësh të quajtur “Ne po ndërtojmë murin” për të shtyrë planin e murit të Presidentit Trump.

 “Stephen Bannon veproi si arkitekti i një skeme shumëmilionëshe për të mashtruar mijëra donatorë në të gjithë shtetin,” tha Prokurori i Shtetit të Manhatanit, Alvin Bragg dhe theksoi: “Është një krim të bësh një fitim duke mashtruar donatorët”.

 Një simbol i populizmit të djathtë

“Është ironike,” tha Bannon jashtë zyrës së Bragg. “Ata po persekutojnë njerëzit që përpiqen të ndalojnë emigrantët në kufi”.

Bannon deklaron se nuk është fajtor për aktakuzat dhe hedh poshtë akuzën se ka përvetësuar një milion dollarë për nevojat e tij.

Ai është një simbol i populizmit të djathtë “America First”, i cili përfshin një kundërshtim të fortë ndaj emigracionit. Sot, Bannon drejton podcast-in popullor “Room” (Dhoma e Luftës), duke ftuar shpesh mysafirë që mohojnë se Trump humbi zgjedhjet e vitit 2020 ndaj demokratit Joe Biden.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë