Kjo javë e Kategorisë Superiore u parapri edhe nga lista e Panuçit, i cili ka thirrur në Kombëtare edhe futbollist nga kampionati vendas. Kjo javë u luajt në dy ditë mes motit të keq me erë dhe shi por jo vetëm. Akuza për tolerime por sidomos për gjykimin dhe shumë vendime të gabuara apo diskutueshme në pjesën më të madhe të ndeshjeve. Ndërkohë Skënderbeu vazhdon rrugëtimn drejt titullit pa u ndalur ndërsa Europa dhe mbijetesa duket se do të luhen deri në ndeshjen e fundit.

Laçi 2-0 Kamza

Shënues: Uzuni 70’, Rexhinaldo 90’+2’

Laçi arrin një fitore të rëndësishme shtëpiake që e mban në vendin e tretë dhe në garë të plotë për të luajtur në Europë sezonin e ardhshëm. Pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola dhe nga minuta e 18’ mbrojtësi Frashëri lë Kamzën me 10 futbollist në fushë. Fillimisht një faull ndaj Uzunit dhe më pas ofendimet ndaj gjyqtarë e largon mbrojtësin nga fusha me të kuqe. Vetëm pak më vonë një pozicion jashtë loje i paakorduar për Laçin bën që futbollistët miq të kërkojnë të lënë ndeshjen. Por diskutimeve me gjyqtarin Beqiri skuadra e Kamzës rikthehet në fushë.

Në pjesën e dytë të dy skuadrat pretendojnë nga një 11 metërsh të padhënë deri në minutën e 70’ kur beratasi Uzuni tregon që ky është momenti i tij në këtë kampionat duke shënuar golin e parë të ndeshjes. Në fund është Rexhinaldo që që dyfishon shifrat dhe mbyll ndeshjen në favor të kurbinasve.

Skënderbeu 2-1 Luftëtari

Shënues: Xhejms 32’, Lilaj 45’(pen)/Liçaj 71’

Skënderbeu nuk di të ndalet dhe kërkon të mbyll sa më shpejt llogaritë e titullit por këtë herë personazh më tepër bëhet gjyqtari. Ndërsa Luftëatari vinte me dy mungesa të rëndësishme në sulm, si ato të Abazaj dhe Shkurtaj. Është Xhejms që shënon golin e parë kur lëviz mirë në zonë dhe godet saktë pas pasimit të Lilaj. Ndërsa në fundin e kësaj pjese Soue fiton një penallti të paqënë dhe të kontestuar nga gjirokastritët. Lilaj shënon me lehtësi duke e mbyllur në një avantazh të dyfishtë këtë fraksion loje.

Pjesa  edytë nis me një pretendim të miqve për 11 metërshi pas një faulli të dyfishtë të Micit. Fillimisht prek me dorë topin e goditur nga Rroca dhe më pas në tentativë për të larguar topin godet këmbën e Liçajt por për gjyqtarin Sino nuk ka penallti.  Është sërish vlonjati Liçaj ai që shënon golin e vetëm të Luftëtarit pas një asisti të Xhekson duke përfituar nga dalja e nxituar e portierit Teqja kishte zëvendësuar Shehin në portë.

Lushnja 2-3 Teuta

Shënues: Canka 15’, 34’/ Hila 45’(pen), Gjorgjevski 59’, Dediç 90’+3’

Edhe në këtë ndeshje nuk munguan pretendimet për vendimet arbitrare por edhe dyshime mbi një tolerim të vendasve në favor të Teutës.  Vendasit e nisin ndeshjen me avantazh të dyfishtë pas dy golave të shënuara nga sulmuesi Mikel Canka. Në fundin e kësaj pjese ka edhe një gol durrsak që vjen edhe me ndihmën e gjyqtarit Kola pas përplasjes mes Hilës dhe Papës jep penallti për Teutën. Është vet Hila ai që godet saktë nga pika e bardhë duke ngushtuar shifrat në fundin e kësaj pjese. Barazimi i sfidës vjen me golin e Gjorgjevskit ndërsa në fund kur pritej mbyllja e sfidës  pas një goditjeje standarte të gjuajtur saktë nga Dediç.

Kukësi 2-0 Vllaznia

Shënues: Shameti 34’, Musolli 77’

Kukësi fiton për të mbrojtur vendin e dytë ndërsa për Vllazninë situate komplikohet edhe më tepër në fundin e renditjes. Goli i parë për verilindorët vjen pas një goditjeje standarte ku një skemë e përdorur nga vendasit nxjerrin të vetëm Shametin me portierin Sheri dhe nuk gabon në goditjen e tij me kokë. Me nisjen e të dytës është Vllaznia që ka luajtur një ndeshje në ‘’gjumë’’, e cila ka pretendim për një 11 metërsh. Sukaj dhe Alla kanë një dyluftim në zonën kukësiane me sulmuesin shkodran të shtrirë në por gjyqtari Hamiti vazhdon lojën.

Në këtë fraksion ka edhe një tjetër gol por është sërish i Kukësit dhe ai që shënon është mesfushori Musolli dhe konkretizon saktë sulmin e bukur të nisur nga Shkodra dhe Et’hemi.

Partizani 1-0 Flamurtari

Shënues: Çani 54’

Një fitore e madhe për Partizanin në sfidën mes dy skuadrave që ndihen më tepër të ‘’goditura’’ nga gjykimet e arbitrave. Partizani fiton jo vetëm tre pikët duke kaluar Flamurtarin në renditje por edhe hakmerret për eleminimin në Kupë. Një tjetër fitore është goli i parë sezonal për sulmuesin më të paguar në Superiore, Edgar Çani, i cili priti pikërisht ditën e sotme për të shënuar golin e parë me fanellën e kuqe.

Çani madje ia del të shënoj dy herë por njëri nga golat anullohet dhe ai që vlen shënohet në minutën e 54’. Por edhe Flamurtari ka pretendime për një penallti në pjesën e parë pas një shtyrje ndaj Hoxhajt./Berati.TV

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re