Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Çlirim Gjata ka qenë i ftuar në studion e Fax News ku ka folur mbi debatet e sotme në Kuvend mes deputetëve të PD, Spaho dhe Bardhi lidhur me akuzat e këtij të fundit se një ministër në kohën e Berishës kishte përfituar një vilë me vlerë 760 mijë euro nga Rama.

Gjata tha se Komisioni i Rithemelimit ishte përpjekur të shmangte çdo debat me fraksionin tjetër brenda PD-së dhe shtoi se akuzat e Bardhit mbeteshin “muhabete kafenesh” nëse nuk provoheshin me fakte.

“Dilet dhe thuhet me fakte që e ka vjedhur apo e ka bërë me djersën e ballit. Kjo duhet shpjeguar. Nëese nuk e respekton këtë atëherë je një llafazan, jo se s’kam respekt për plakat e lagjes por je në nivelin e muhabeteve dhe kafeve të lagjeve.

Ne kemi ndërprerë çdo lloj debati me deputetët e PD-së, pavarësisht kundërshtimeve sepse duam të shkojmë drejt bashkimit dhe nuk i leverdis askujt brenda PD, përplasja kundër njëri-tjetrit. Ne po shkojmë drejt basshkimit. Shikoj nga krahu tjetër, nga fraksioni që po provokojmë. E di pse vjen kjo? Sepse ata kurrë nuk kanë qenë të PD-së, është ndryshe të zgjohesh një mëngjes të bukur në të tridhjetat dhe të jesh ministër.

Shumë persona kanë hyrë në PD dhe iknin më pas e shanin PD-në. Mund të ketë shumë e shumë probleme për të diskutuar. Kujt i interesojnë këto provokime të tilla kaq të ulëta. Le ta hedhë gurin i pari ai që nuk ka asnjë mëkat”– u shpreh Gjata.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re