Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha nga patozi për kreun e PD së Mallakastrës Agron Kapllanaj.

Duke i konsideruar sulmet të padenja, Bardhi thekson se Agron Kapllanaj është një nga demokratët më të votuar dhe më të respektuar në zonën e Fierit.

“Agron Kapllanaj ka zgjedhur PD dhe demokratët, prandaj sulmohet paturpësisht nga Sali Berisha. Asnjë mashtrim i Sali Berishës nuk e ndryshon dot faktin se demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, jo hallin e tij personal. Demokratët po e braktisin dita ditës”, tha Bardhi.

Sa u përket akuzave që Berisha bëri për ndërtim pallatesh me Ramën e vliajn, Bardhi u shpreh se:

“Se me kë po i ndërton pallatet Edi Rama dhe Erion Veliaj tek 5 Maji, Sali Berisha duhet të pyesë familjarët e tij. Kush është miku trafikant droge në Spanjë që në kundërshtim me ligjin ka fituar tenderin e rindërtimit nga Erjon Veliaj?

Pse e fsheh Sali Berisha me mashtrime? E vërteta që do të dal shumë shpejtë është aq e dukshme, sa shpifjet e Sali Berishës nuk e mbulojnë dot”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re