Kryeministri Edi Rama gjatë komunikimi me gazetarët është pyetur edhe për akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha, se vajza dhe kunati i tij kanë marrë tendera publik.

Rama tha se kurrë në asnjë rast, asnjë anëtar i familjes së tij nuk ka përfituar  nga fondet publike.

“Kurrë! Kurrë! Në asnjë rast, asnjë  anëtar i familjes time nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike’ tha Rama ndër të tjera.

Rama: Më vini në pozitë pak të vështirë. Sepse në ndërkohë që nuk jam i prirur që t’i përgjigjem akuzave të dikujt që është subjekt i listët së zezë së SHBA dhe Britanisë së madhe për korrupsion dhe minim të demokracisë dhe subjekt i drejtësisë në Shqipëri, për arsyet që ju i dini.

Përgjigja është shumë e thjeshtë: Kurrë! Kurrë! Në asnjë rast, asnjë  anëtar i familjes time nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike. Dhe jo vetëm kaq, por meqë po ma jepni këtë mundësi, unë që ta mësojnë të gjithë dhe ata të cilët mbase mund të impresionohe nga akuza absurde për milionat eurot e shpenzuara për fluturime që unë dhe anëtarë të familjes që udhëtojnë me mua, udhëtoj në dy mënyra.

Në rastet e vizitave zyrtare apo të punës, me avionin përkatës dhe në të gjitha rastet e tjera me avionët e linjës si gjithë shqiptarët, ekonomik dhe me shpenzimet e mia dhe të familjes.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re