Skip to content

Akuzat e Gaz Bardhit, reagon kryebashkiaku i Shkodrës: Gati për çdo verifikim, por jo mbi ‘indicie publike’

Kreu i ri bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri ka reaguar pas kërkesës së PD, drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme, për hetim të pastërtisë së figurës ndaj tij.

Pjetri tha së është njohur mbi shkresën e sekretarit të përgjithshëm të PD, i cili sipas tij bazohet në ‘indicie publike’.

“Sigurisht që jam shumë i hapur mbi cdo verifikim timin por jo mbi “ Indicie Publike”. Askush më mirë së Institucioni i Prokurorisë së Pergjithshme nuk mund të kthejë përgjigje kërkesës së Z. Bardhi dhe cdo personi tjetër të interesuar apo kurioz.

Pasi institucioni i ngarkuar nga ligji për të kryer verifikimet e kërkuara të ketë kthyer zyrtarisht përgjigje, nga ana ime do ketë një prononcim publik mbi këtë kërkesë të z.Bardhi të bërë në emër të Partise Demokratike.” u shpreh kryebashkiaku Pjetri për “BalkanWeb”.

Përmes një shkrese drejtuar Prokurisë së Përgjithshme, PD kërkon verifikimin e pastërsisë së figurës për z.Pjetri. Në kërkesën, e cila mban firmën e sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi thuhet se ka indicie dhe dëshmi publike se Valdrin Pjetri nuk mund të ushtrojë funksion publik për shkak te ligjit të dekriminalizimit.